Sportet

Atletika

Atletika e partizanit ka qene gjithmone pararoje e sportit dhe atletikes sone kombetare. e themeluar ne 1946, ajo ka mese 220 rekorde kombetare dhe 350 kampione individuale ne disiplina e gara te ndryshme. eshte 30 here kampione e vendit dhe 25 here fituese e kupes se republikes.

Basketbolli

Basketbolli eshte konsideruar si mrekullia e klubit, vecanerisht persa u perket fitoreve ne kampionatet kombetare dhe Kupave te Shqiperise. Skuadra e suksesshme e basketbollit eshte fituese e medaljeve te arta ne 2 Spatakiata kombetare, ne 33 kampionate dhe ne 15 Kupa te Shqiperise. Basketbolli i Partizanit ka 18 pjesmarrje ne Kupat e Europes (si asnje tjeter) duke arritur nje bilanc te pelqyeshem me 14 fitore, 1 barazim dhe 12 humbje. e pararrueshme eshte ndeshja Partizani - Orange Soda ( Kupa e kampionateve te Europes) qe u mbyll 73-73.

Mundja

Partizani ne mundje nuk ka asnje rival ne historine e titujve te nderit ne kampionatet tona. Mundja (mundja klasike) u themelua ne 1946 kurse mundja e lire ne 1971. Se bashku, ato kane nje bagazh suksesi te 36 kampionateve dhe pothuajse te te gjithe kupave te republikes te zhvilluara ne shqiperi. Mundesit e Partizanit kane mbajtur peshen kryesore te ekipeve kombetare

Not

Peshengritja

Eshte padyshim nje nga sportet pararoje jo vetem te klubit, por e te gjithe sportit tone kombetar. Edhe sukseset e medha te peshengritjes shqiptare vitet e fundit i dedikohen disa sportisteve dhe trainereve te Partizanit. Themeluar ne vitin 1949, ajo ka 26 kampionate te fituara, 16 here fituese e kupes se Republikes dhe 2 here Spatakiatat Kombetare

Volejbolli

Volejbolli, si nje nga sportet me popullore ne Shqiperi, eshte midis "pishtareve" te te gjitha sporteve ne Klubin Partizani, fale mjeshtrave te medhenje qe luanin ne radhet e ketij ekipi. Partizani eshte 14 here fitues i Kampionateve Kombetare dhe ne vepromtarite kombetare ka mese 30 ndeshje te fituara (miqesore ne kupat e Europes). Suksesi me i madh eshte arritur ne 1973-1974 te Kupes se Kampioneve te Europes, duke u renditur midis 8 skuadrave me te mira te Europes